KULTURA DHE GJUHA PERBALLE GLOBALIZIMIT

Çfarë është globalizimi ?

Vështirësitë është të kemi një  përcaktimin mbi këtë koncept. As në debatin shkencor dhe as në atë të gjerë publik nuk ka një përkufizim të njohur si të tillë nga të gjithë. Më poshtë paraqitet në mënyrë të përmbledhur përpjekje të ndryshme për të përkufizuar konceptin e globalizimit:

Globalizimi është …


  • …nje proces i kapërcimit të kufinjve të lindur historikisht. Kështu ai nënkupton të njëjtën gjë si erozioni (pra nuk është zhdukje) i sovranitetit kombtaro-shtetëror dhe prezantohet si shkëputje e ekonomisë së tregut nga ‚shtrati‘ i rregullave morale dhe detyrimeve të institucionalizuara të shoqërive …
    [Elmar Altvater]
  • … Intensifikimi i marrëdhënieve sociale mbarëbotërore, përmes të cilave vende të largëta mbajnë lidhje me njëra tjetrën, në mënyrë të tillë që ngjarjet në një vend karakterizohen nga të njëjtat procese sikurse edhe në një vend tjetër shumë kilometra larg, dhe anasjelltas…
    [Anthony Giddens]
  • … Intensifikim sasior dhe cilësor i transaksioneve ndërkufitare gjatë procesit të njëkohshëm të zgjerimit të tyre lokal…
    [Ulrich Menzel]
  • … Kthesa më e madhe ekonomike dhe shoqërore që prej revolucionit industrial …
    [Dirk Messner / Franz Nuscheler]
  • … varësi dhe integrim në rritje e ekonomive të ndryshme përreth globit…
    [Meghnad Desai]
  • … proces i lidhjeve në rritje mes shoqërive dhe problematikave …
    [Johannes Varëick]
  • … përmes globalizimit intensifikohet kokurrenca në treg …
    [C. Christian von Ëeizsäcker]
  • … është shndërruar tashmë në një fjalë të rëndësishme, e cila prej disa kohësh po përdoret në mënyrë inflacionare në debatet politike, publicistike dhe shkencore duke u konsideruar këtu nga njëra anë si ‚kërcënim‘, nga ana tjetër si ‚shans‘ …
    [Johannes Varëick]

Karakteristikat e globalizimit

Globalizimi / internacionalizimi është identifikuar me një numër prirjesh, shumica prej të cilave kanë mund të zhvillohen që nga Lufta II Botërore. Këto përfshijnë një lëvizje më të madhe ndërkombëtare të të mirave, të parave, të informatave e të njerëzve, si dhe përfshijnë zhvillimin e teknologjisë, organizatave, të sistemeve juridike e të infrastrukturës që e lejojnë dhe mundësojnë një lëvizje të këtillë.

Në nivelin kulturor globalizimi shfaqet në:

  • shkëmbimin kulturor gjithnjë më të madh ndërkombëtar,
  • përhapjen e multikulturalizmit si dhe pranimin më të mirë individual në shumëllojshmërinë kulturore, për shembull përmes eksportimit të filmave të Hollyëoodit e të Bollyëoodit. Megjithëkëtë, kultura e importuar lehtë mund t’ia zërë vendin kulturës lokale duke shkaktuar me këtë rast reduktimin e shumëllojshmërisë  përmes hibridizimit ose madje edhe përmes asimilimit. Forma më e spikatur e kësaj është ëesternizimi (perëndimizimi), mirëpo gjithashtu ndodh edhe sinicizimi ose sinifikimi (asimilimi gjuhësor apo kulturor i termave dhe koncepteve në gjuhën apo kulturën kineze),
  • udhëtimin dhe turizmin gjithnjë më të madh ndërkombëtar,
  • imigrimin më të madh, përfshirë edhe imigrimin ilegal,
  • shtrirjen e prodhimeve të gatshme lokale (p.sh. ushqimit) në vende të tjera (shpesh të adaptuara ndaj kulturës së atyre vendeve), modat (trillet) botërore dhe në kulturat pop(ullore) siç janë Pokemon, Sudoku, Numa Numa, Origami, Seritë idole, YouTube, My Space, Messenger dhe shumë të tjera.
  • ngjarjet botërore të sportit siç është Kupa Botërore e FIFA-s (Federata Ndërkombëtare e Futbollit) dhe lojërat olimpike,
  • formimin ose zhvillimin e një sërë vlerash universale.

Pro-globalizimi (Globalizmi)

Mbështetësit e ‘globalizimit demokratik’ herë-herë quhen edhe pro-globalistë. Ata konsiderojnë se faza e parë e globalizimit, e cila ka qenë me orientim tregtar, duhet të kompletohet nga një fazë e ngritjes së institucioneve globale politike që do ta përfaqësojnë vullnetin e ‘qytetarëve botërorë’. Dallimi prej globalistëve të tjerë është se këta nuk përcaktojnë paraprakisht ndonjë ideologji që do ta drejtonte këtë vullnet, çka i lihet zgjedhjes së lirë të këtyre qytetarëve përmes një procesi demokratik. Mbështetësit e tregtisë së lirë theksojnë se teoritë ekonomike të ‘përfitimit komparativ’ sugjerojnë që tregtia e lirë çon në një akordim efektiv të burimeve, me çka të gjitha vendet e involvuara në  këtë tregti do të përfitojnë. Marrë në përgjithësi, kjo shpie te çmimet më të ulëta, punësimin më të madh dhe rendimentet më të larta. Vullnetaristët dhe ithtarët e tjerë të kapitalizmit  thonë se shkallët më të larta të lirisë politike dhe ekonomike në formë të demokracisë dhe kapitalizmit në botën e zhvilluar janë dy caqe në vetvete dhe po ashtu krijojnë nivele më të larta të kamjes materiale. Këta globalizimin e shohin si një përhapje dhe shtrirje të dobishme të lirisë dhe kapitalizmit. Kritikët thonë se lëvizja anti-globaliste përdor dëshmi anekdotike për t’i mbështetur pikëpamjet e saj dhe se statistikat gjithëbotërore në të vërtetë e mbështesin fort globalizimin:

-          Përqindja e njerëzve që në vendet në zhvillim jetojnë me të ardhura nën 1 $ amerikanë në ditë është përgjysmuar brenda vetëm njëzet viteve, edhe pse disa kritikë janë të mendimit se duhen studiuar më mirë e më thellë ndryshoret për matjen e varfërisë.

-          Jetëgjatësia thuajse është dyfishuar në vendet në zhvillim që nga Lufta II Botërore dhe ka filluar ta mbyllë hendekun me vendet e zhvilluara ku përmirësimi ka qenë më i vogël. Vdekshmëria e fëmijëve ka rënë në çdo rajon të botës në zhvillim.

-           Pabarazia e të ardhurave për botën si tërësi po zvogëlohet.

-          Demokracia është shtuar në mënyrë dramatike nga pothuajse asnjë komb me të drejtë universale të votës në vitin 1900 deri te 62.5 % te të gjitha kombet në vitin 2000.

-          Mes viteve 1950 – 1999, shkrim e leximi është shtuar nga 52 %  në 81 % të botës. Femrat e përbënin hendekun më të madh: shkrim-leximi i femrave si një përqindje e shkrim-leximit të meshkujve është rritur nga 59% në vitin 1970 në 80% në vitin 2000.

-          Përqindja e fëmijëve si forcë punëtore ka rënë nga 24% në vitin 1960 në 10% në vitin 2000.

-          Tendenca të njëjta vërehen edhe në fushën e energjisë elektrike, veturave, radio-televizioneve, telefonave etj. për kokë banori, si dhe përqindja e atyre që furnizohen me ujë të pijshëm.

Megjithëkëtë, disa nga këto përmirësime mund të mos jenë pasojë e globalizimit, ose mund të jenë të mundshme edhe pa formën aktuale të globalizimit. Disa pro-kapitalistë janë po ashtu kritikë ndaj Bankës Botërore dhe FMN-së, duke thënë se këto dy institucione janë burokraci të korruptuara që kontrollohen dhe financohen nga ana e shteteve e jo nga ana e korporatave. Shumë hua u janë dhënë diktatorëve të cilët asnjëherë nuk i kanë realizuar reformat e premtuara dhe të cilët ia kanë lënë popullit të thjeshtë që t’i paguajë ato më vonë.  Disa të tjerë, si senatori Douglas Roche, globalizimin e shohin thjeshtë si një gjë të pashmangshme dhe e përkrahin krijimin e institucioneve si të një Asambleje Parlamentare të Kombeve të Bashkuara të zgjedhur drejtpërdrejtë, për të ushtruar mbikëqyrjen mbi institucionet e pazgjedhura ndërkombëtare.

Anti-Globalizimi (Drejtësia Globale)

Kritikët e  globalizimit e kontestojnë atë se globalizimi është, ashtu siç dëshirojnë ithtarët e tij ta kuptojnë, një proces i papërkulur që rrjedh natyrshëm nga nevojat ekonomike të secilit. Kritikët në mënyrë tipike theksojnë se globalizimi është një proces që diktohet nga imperativet e elitës, dhe në mënyrë tipike e diskutojnë mundësinë e institucioneve dhe politikave alternative globale, të cilat, besojnë ata, do ta adresojnë kërkesën morale të klasave të varfra e punëtore anekënd globit si dhe shqetësimet për mjedisin në një mënyrë shumë më të drejtë.

Sa i përket çështjes së diskutueshme mbi migrimin global, diskutimet rrotullohen rreth dy pikave: rreth shkaqeve, në çfarë mase migrimi global është vullnetar apo jovullnetar, i domosdoshëm apo jo i domosdoshëm, dhe rreth pasojave, nëse është kjo e dobishme, apo ka ndonjë çmim shoqëror dhe ambiental. Ithtarët e globalizmit priren ta shikojnë migrimin thjeshtë si një proces me ç’rast punëtorët jakëbardhë dhe jakëblu mund të shkojnë nga një vend në tjetrin për t’i kryer shërbimet e tyre, ndërkaq kritikët priren t’i theksojnë rastet negative si pasiguria ekonomike, politike dhe ambientale, dhe si një efekt të dukshëm negativ e citojnë lidhshmërinë midis migracionit dhe rritjes enorme të lagjeve të varfra (varosheve) në vendet në zhvillim.

Aspekte të ndryshme të globalizimit shihen si të dëmshme nga aktivistë të interesit publik si dhe nga nacionalistët e fuqishëm të shtetit. Kjo lëvizje nuk ka një emër të përbashkët. Termi “anti-globalizim” është një term që më shumë e preferojnë mediet: Kjo mund të çojë në disa ngatërrime, sepse aktivistët i kundërshtojnë vetëm disa aspekte apo forma të globalizimit, e jo vetë globalizimin. Vetë aktivistët, për shembull Noam Chomsky, kanë thënë se ky emër është i pakuptimtë, ngase qëllimi i kësaj lëvizjeje është globalizimi i drejtësisë (shtrirja e drejtësisë sociale në mbarë globin). Në fakt, ‘lëvizja për drejtësi globale‘ është një emër i përbashkët. Shumë aktivistë ndërkaq bashkohen nën sloganin “një botë tjetër është e mundur”.  Ka një sërë llojesh të anti-globalizimit. Në përgjithësi, kritikët thonë se rezultatet e globalizimit nuk janë ato që janë predikuar kur kanë filluar përpjekjet për shtimin e tregtisë së lirë, dhe se shumë institucione të involvuara në sistemin e globalizimit nuk i kanë marrë në konsideratë interesat e popujve të varfër, klasën punëtore si dhe ambientin.

Argumentet  të teoricienëve të tregtisë së ndershme thonë se tregtia e lirë e pakufizuar u shkon në interes atyre me forcë financiare (pra të pasurve) në dëm të të varfërve.  Shumë të tjerë e shohin globalizimin si një promovim të agjendës korporatiste, e cila ka për synim ndrydhjen dhe shkurtimin e lirive individuale në emër të fitimit. Ata po ashtu pohojnë se shtimi i autonomisë dhe fuqizimi i entiteteve korporative në mënyrë të shkallëshkallshme e formëson politikën e shteteve-kombe. Disa grupe anti-globaliste pohojnë se globalizimi pashmangshëm ka një karakter imperialistik, është njëra prej arsyeve shtytëse të luftës në Irak dhe i detyron kursimet që të rrjedhin drejt SHBA-ve e jo drejt vendeve në zhvillim e sipër; mund të thuhet se globalizimi në këtë kuptim është një term tjetër për një formë të ‘amerikanizimit’, saqë nga disa vrojtues besohet se SHBA-të mund të jenë njëri nga shumë shtete (nëse jo edhe i vetmi) që vërtet përfitojnë nga globalizimi. Disa pohojnë se globalizimi e imponon ekonominë e mbështetur në borxhe, çka rezulton me rritjen e paparashikueshme të borxheve e të krizave të borxheve.

. Paratë ‘shpëtimtare’ të FMN-së kanë ardhur me kushtëzime për ndryshime politike në vend dhe kjo nga kritikët është parë si një minim i sovranitetit nacional sipas modës neo-kolonialiste

.  Shumë institucione globale që kanë ndikim të madh ndërkombëtar as që udhëhiqen në mënyrë demokratike e as që liderët e tyre janë zgjedhur në mënyrë demokratike. Prandaj, sipas disave ata konsiderohen si forca mbikombëtare jodemokratike.  Kundërshtimi kryesor i bëhet globalizimit të papenguar(neoliberal; kapitalizmit ), që udhëhiqet nga qeveritë dhe nga ato që supozohet të jenë kuazi-qeveri (si FMN-ja dhe Banka Botërore) dhe të cilat me sa duket nuk merren në përgjegjësi nga popullatat që ato i qeverisin dhe që në vend të kësaj ata kryesisht u përgjigjen interesave të korporatave. Shumë konferenca të mbajtura nga ministrat e tregtisë dhe të financave të vendeve që e përbëjnë thelbin e kombeve të globalizimit zhvillohen nën protesta të mëdha, herë-herë të dhunshme, nga kundërshtarët e “globalizmit të korporatave”.  Disa aktivistë të anti-globalizimit e kundërshtojnë faktin se “globalizimi” aktual i globalizon paratë dhe korporatat, e jo edhe njerëzit dhe sindikatat. Kjo mund të vërehet në kontrollin e rreptë të imigrimit në pothuajse të gjitha shtetet, si dhe nga mungesa e të drejtave të punëtorëve në shumë vende të botës në zhvillim e sipër. Një kamp tjetër akoma më konservativ që e kundërshtojnë globalizimin janë nacionalistët shtet-centrikë të cilët kanë frikë se mos globalizimi po e zëvendëson rolin e kombeve në politikën globale dhe organizatat joqeveritare po i plason si forca që i tejkalojnë kufijtë e kombeve të caktuara individuale.  Kjo lëvizje është shumë e gjerë, duke përfshirë grupet kishtare, fraksionet nacional liberale, partitë majtiste, ambientalistët, sindikalistët e fshatarëve, grupet anti-raciste, anarkistët, përkrahësit e rilokalizimit etj. Shumica prej këtyre janë reformistë (që e përkrahin një formë më humane të kapitalizmit), ndërkaq të tjerët janë më tepër revolucionarë (që pretendojnë se atë që ata e besojnë është një sistem shumë më human sesa kapitalizmi). Shumë e kanë qortuar mungesën e bashkimit dhe drejtimit brenda lëvizjes, mirëpo disa si Noam Chomsky kanë deklaruar se kjo mungesë e centralizimit në fakt mund të jetë një forcë.

Protestat e lëvizjes për drejtësi globale i kanë detyruar takimet e larta (samitet) ndërkombëtare të mbahen larg qyteteve të mëdha ku mbaheshin zakonisht, në lokacione të vetmuara ku protestat janë të pamundshme.

Problemet dhe pasojat e globalizimit

Globalizimi na prek të gjithëve në mënyrë të drejtpërdrejtë. Në një artikull të Daniel Bell, në vitet ’80 të shekullit të kaluar, fjalia e shumëcituar se shtetet kombëtare janë shumë të mëdha për problemet e vogla, dhe shumë të vogla për problemet e mëdha, është zhvlerësuar. Problemet globale janë aq të mëdha sa që shtetet e ndryshme, individualisht nuk mund ti zgjidhin. Shteti kombëtar gërryhet. Ai nuk zhduket apo bëhet I tepërt, siç vlerësojnë shumë komente, ai gërryhet. Nivele të tjera të zgjidhjes së problemeve, si nën, ashtu edhe sipër rrafshit kombëtar, dalin në skenë. Kufijtë, dikur të ngurte të territorit, të pushtetit dhe të popullit të një shteti, tashmë janë më të zgjeruar. Ky proces ka ardhur në shprehje sidomos brenda Unionit Evropian (EU), ku shtetet e këtij Unioni ia kanë

dhënë kompetencat e tyre qendrore, deri në njësinë e përbashkët monetare- Euro.

Të gjitha këto fenomene nuk janë të reja , por proceset janë përshpejtuar dhe kanë arritur në përmasa të reja, si nga pikëpamja cilësore, ashtu edhe nga ajo sasiore. Këtu qëndron edhe risia e globalizimit. Kjo vlen në të njëjtën masë edhe për aspekte të tjera siç janë: shkatërrimi

i mjedisit, problemi social, etj. Shkatërrimi i mjedisit si dhe shpërndarja e padrejtë kanë ekzistuar që përpara se të flitej për globalizimin. Këtë e nxjerrë në pah me force edhe lëvizja e konsiderueshme e kritikëve të globalizimit. Nga ana tjetër globalizimi krijon premisat, që problemet globale të përballohen në mënyrë të përshtatshme, pikërisht në nivel

global. Ulja e shërbimeve sociale dhe për pasojë edhe e shpenzimeve dytësore të pagës, me qëllim rritjen e aftësisë konkurruese në kuadër të konkurrencës globale, kërkohet nga ekonomia si domosdoshmëri, ndërsa sindikaltat paralajmërojnë për rrezikun nga “Dumping social” . Faktorë të tjerë, si për shembull, niveli i arsimimit apo prezenca në

treg, luajnë një rol po aq të rëndësishëm. Dimensioni social i globalizimit nënkupton, sa duhet të jetëglobalizimi i njerëzve, përkatësisht si të ndryshojë ai: prej globalizimit të tregjeve, të bëhet globalizimi për jetesën, demokracinë, të drejtat e njeriut, barazinë,

etj.

Rruga e tashme e globalizimit doemos duhet të ndryshojë. Një grup shumë i vogël merr pjesë në favor të tij, një grup tjetër i madh nuk vendos për dizajnimin e tij dhe as që ndikon në përcaktimin e kahes së tij. Rezultatet e globalizimit qëndrojnë në atë s e ç ‘bëjmë ne me to. Ato varen nga politikat, rregullat e institucioneve të cilat e drejtojnë kahen e globalizimit, vlerat që i inspirojnë autorët e tij, etj. Në këtë kuptim dimensioni social i globalizimit është kritik por me porosi pozitive: ai beson se dobitë nga globalizimi duhet që të zgjerohen, rezultatet të ndahen më mirë, shumë nga problemet të zgjidhen, etj. Gjykimi social për globalizimin është sipas asaj se ç’fitohet prej saj. Edhe pse shumë prej sëmundjeve të botës së sotme- varfëria, mungesa e punës respektive, zvogëlimi i të drejtave të njeriut etj,- kanë ekzistuar një kohë të gjatë, para fazës së tanishme të globalizimit, ai tani fuqizohet. Për

shumë kë, globalizimi e dislokon mënyrën tradicionale të jetesës edhe në komunitetet lokale, e zvogëlon hapësirën e qëndrueshme dhe llojllojshmërinë kulturore. Në procesin e tanishëm të marrëdhënieve ndërkufitare dhe lidhjeve të ndërsjella, debatimi bëhet jo vetëm për jobarazinë mes vendeve, por edhe për jobarazinë brenda vendeve të caktuara. Debati për

globalizimin transformohet shpejt në debat për demokracinë dhe të drejtën sociale në ekonominë e globalizuar. Në kuadër të dimensionit social të globalizimit, ne duhet t’i shtrojmë këto pyetje:

Ku qëndrojmë sot?

Ku dëshirojmë të shkojmë, përkatësisht si të veprojmë në të ardhmen?

Si mund ta fitojmë atë, përkatësisht si mund ta përfundojmë?

1) Sa i përket pyetjes ku qëndrojmë sot?,

Mund të konstatojmë se ekzistojnë jobarazi të thella, përkatësisht jobarazpeshë në punimet rrjedhore të ekonomisë globale të cilat janë etnikisht të papranueshme, kurse politikisht të paqëndrueshme. Ekonomia transformohet në globale, kurse institucionet sociale dhe politike mbeten kryesisht lokale, nacionale ose rajonale. Nevojitet kornizë më e mirë institucionale dhe politike nëse dëshirohet që të realizohen premtimet për globalizimin si proces pozitiv. Jobaraspesha ndërmjet ekonomisë dhe shoqërisë (institucioneve) e mposhtë të drejtën sociale:

Ekziston ndarje në rritje në mes ekonomisë formale globale dhe ekspansionit të ekonomisë joformale të zezë në shumë vende. Shumica e njerëzve në bote që jetojnë dhe punojnë në ekonominë joformale, vazhdojnë të jene të shkyçur prej pjesëmarrjes së drejtpërdrejt në tregjet dhe në globalizim të bazuar në baza korrekte dhe të barabarta. Ata nuk mund t’i qasen pronës dhe të drejtave vetanake, përkatësisht nuk kanë mundësi të futen në transaksione produktive ekonomike;

Dobitë nga globalizimi shpërndahen në mënyrë të jobarabartë ndërmjet shteteve dhe brenda shteteve. Ekziston polarizimi në rritje ndërmjet fituesve dhe humbësve. Ekziston jobarspeshë në rregullat globale. Rregullat ekonomike dhe institucionet mbizotërojnë mbi rregullat sociale dhe institucionet, kurse efikasiteti i rregullave ekzistuese dhe të institucioneve ndërmjet veti, testohen me realitetin global. Për shembull, tregtia dhe industria liberalizohen, kurse agrokompleksi mbetet i mbrojtur. Ose, mallrat dhe kapitali qarkullojnë shumë më lirshëm tej kufirit, se sa njerëzit. Ndryshimet strukturale për adaptim, pa vendime dhe zgjidhje adekuate

sociale dhe ekonomike, sjellin josiguri për punëtorët dhe biznesmenët gjithandej, si në Veri ashtu edhe në Jug. Femrat, punëtorët pa kualifikime dhe njerëzit pa pasuri, janë më të goditur. Papunësia mbetet realitet për shumicën e popullatës botërore. Institucionet udhëheqëse nacionale dhe ndërkombëtare sot, nuk takohen krahas me kërkesat e reja të njerëzve dhe të vendeve për përfaqësim dhe vendimmarrje.

a) Ekziston mungesa e besimit publik në sjelljen globale të vendimeve të Kombeve të Bashkuara, të institucioneve të Bretonvuds-it, të Organizatës Botërore të Tregtisë dhe të ngjashme.

b) Tregu global ka mungesë të institucioneve për mbikëqyrje publike, kurse shumë vende mundësojnë tregje nacionale me legjitimitet dhe stabilitet.

2. Në pyetjen se ku duhet të shkojmë?,

Përgjigjemi me vizion se procesi i globalizimit duhet t’i vendosë njerëzit në vendin e duhur që të jetë proces i cili e respekton dinjitetin njerëzor dhe vlerën e barabartë të çdo qenie.

Bëhet fjalë pra për globalizim me dimensione sociale që i përkrah vlerat njerëzore dhe mirëqenien e njerëzve. Me rëndësi për dimensionin social të globalizimit është: që të bazohet në vlerat universale të cilat kërkohen prej të gjithë aktorëve, siç janë: shteti, organizatat ndërkombëtare, bizneset, puna, shoqëria civile dhe mediat.

3. Në fund shtrohet pyetja si ta arrijmë këtë?

Zgjidhja është në sistemin multinacional të Kombeve të bashkuara, si institucion i paevitueshëm për aksionin global. Që të mund të vlerësohet ndikimi social i globalizimit, është me rëndësi që, përpos përformansave ekonomike, të analizohet se ç’bëhet me

punësimin, jobarabarësinë në të ardhurat dhe me varfërinë në dy dekadat e fundit.

Globalizimi është proces i cili paralelisht shkakton dy gjendje të ndryshme:

1. Gjendje të hapjes të ekonomive nacionale me prishjen e kufirit ekonomik të tregjeve nacionale, për shkak të shtrirjes në tregun unik botëror, dhe

2. Gjendja e divergjencës së mëtejshme ndërmjet pjesës së pasur dhe të varfër të botës, me rritjen e hendekut midis tyre. Gjendja e vërtetë është rezultat i trendit të përgjithshëm të liberalizimit të tregtisë botërore dhe regjimit të lëvizjes së kapitalit. Dekada e fundit e shekullit të XX do të mbetet në kujtesë për rrëzimin e kufijve ekonomikë në botë, gjë që zgjoi interes të madh edhe në botën e zhvilluar dhe atë të pazhvilluar. Punëtorët e botës së zhvilluar janë të shqetësuar për shkak të gravitimit të kapitalit në drejtim të punës së lirë, që është në lidhshmëri me fondin e” shteteve me begati” në ekonominë e tregut, shkaktoi tensione të

fuqishme sociale edhe në vendet e zhvilluara. Në vendet e pazhvilluara shqetësimi është i të njëjtës natyrë, përkatësisht liberalizimi e nxiti proteksionizmin e fshehur në nivel global, prandaj fitimi i sovranitetit ekonomik nacional për shtetet e pazhvilluara bëhet gjithnjë e më i rende. Për kyçje në “specializimin” botëror , vendet e pazhvilluara praktikojnë eksploatimin e vet, duke “shitur” fuqi punuese tepër të lirë, në krahasim me vendet e zhvilluara. Me fjalë të tjera, vendet e pazhvilluara, në ndarjen ndërkombëtare të punës, përkatësisht në këmbimin e lirë, kyçen me përparësinë e vetme që kanë të mundshme – me fuqinë punëtore të lirë.

Konvergjenca manifestohet, nga njëra anë, përmes trendit të uljes së shifrave absolute të njerëzve më të varfër në bote dhe nga ana tjetër, përmes zgjerimit të perimetrit të ekonomisë botërore. Për shembull, ne vitin 1993, bota ishte e brengosur për fatin e 1.3 miliardë njerëzve, të cilët jetonin me më pak se l dollar në ditë, kurse në vitin 2001, varfërinë asolute e ndjenje 1.2 miliardë njerëz nga popullata e përgjithshme botërore. Domethënë më pak se një decenie “të lumturit” , 120 milionë të varfër u tërhoqën nga grupi më ekstrem të të varfërve duke iu falënderuar kapitalit të jashtëm, të cilit ia shitën punën e vet për disa centë në orë, ose nga ndihma e jashtme dhënë botës së pazhvilluar. Për botën si tërësi, hulumtimet e fundit të Organizatës Botërore të Punës (ILO), tregojnë se papunësia e hapur është rritur në dekadën e fundit për më se 188 milionë në vitin 2003.

Globalizimi nuk është proces simetrik, por është proces që e karakterizojnë asimetria e shkallës së lartë apo më të ulët. Prej asimetrive nuk është i kursyer as tregu i punës. Për derisa tipet tjera të tregjeve nëpërmjet liberalizimit, integrohen në tregun botëror, ky nuk është rast për tregun e punës- ai nuk liberalizohet, kurse me këtë, lëvizja e lirë e këtij faktori has në barriera. Me fjalë të tjera: është evidente se mobiliteti I sipërmarrësve është prezent, kurse këtë privilegj nuk e gëzojnë punëtorët. Kjo anomali, si duket nuk do të jetë me “afat të shkurtër. Argumenti qëndron në krizën e punësimit prezent edhe në pjesët e zhvilluara dhe ato të pazhvilluara të botës. Tregu i punës, në fakt, është i eliminuar nga procesi i liberalizimit për shkak të numrit të pamjaftueshëm të vendeve të punës në shtetet me industri të zhvillimit të lartë dhe për shkak të papunësisë së madhe, veçanërisht të punëtorët me kualifikime të ulëta, si rezultat I ndryshimeve strukturale, rritjes së produktivitetit dhe zvogëlimit të nivelit të rritjes ekonomike.

Të dhënat alarmojnë se pabarazia rritet më së shumti kur zhvillimi tekniko-teknologjik është më intensiv, ashtu që faktori i civilizimit bëhet me shumë barrë se sa gëzim. Lidhjet ndërmjet pjesës së zhvilluar dhe të pazhvilluar të botës, me të vërtetë përjetojnë modifikime, por megjithatë mbetet fakti që të zhvilluarit pasurohen në kurriz të botës së pazhvilluar.

Globalizimi nuk do të thotë se gjithçka mund te rregullohet dhe zgjidhet pa probleme. Por, globalizimi mund të instrumentalizohet si argument apo si shtrat për kërcënime largimi.

Globalizimi kulturor

Globalizimi i ka përfshirë të gjitha qytetërimet, të gjitha kulturat dhe shoqëritë. Edhe pse i mbështetur në të ashtuquajturin liberalizim ekonomik, në funksionimin e tregut dhe standardizim, ai, mbi të gjitha, është një proces i llojllojshëm dhe kompleks. Llojllojshmëria dhe kompleksiviteti i globalizmit rrjedhin nga kyçja e qytetërimeve të ndryshme, nga kulturat dhe personat e ndryshëm në rrjedhat globale. Madje, gjithnjë e më shumë qartësohen edhe tipat e globalizimit ekonomik të cilat i mbështesin standardizimet e prodhimtarisë dhe këmbimin global kulturor të cilat, nga ana tjetër, mbështesin diversifikimin si dhe ridefinimin e identitetit kulturor. Globalizimi kulturor vihet re në perceptimet individuale të botës bashkëkohore si të definuar, por funksionale (në rrafshin e vlerave komunikuese dhe përmbajtjesore) të tërësive të ndërlidhura.
Globalizimi kulturor rrjedh dhe inicion dy procese: diversifikimin kulturor si dhe riidentifikimin kulturor. Diversifikimi kulturor hap hapësirë për emancipimin e të gjitha kulturave dhe ndikon në të ashtuquajturin dehierarkizimin e kulturës gjegjësisht të kulturave. Dhe, kështu, nuk do mend se me këtë, në një mënyrë apo tjetrën, është vënë në mëdyshje koncepti integrues i kulturave nacionale duke e futur fuqishëm në këtë koncept edhe respektimin e të drejtave kulturore (e drejta në respektimin e gjuhës së minoriteteve, pastaj e drejta në përzgjedhjen e kulturës vetanake dhe të përkatësisë, e drejta në përzgjedhjen e religjionit etj.), mbi të gjitha si të drejta njerëzore. Kështu, edhe individët, edhe shoqëritë mund t’i akceptojnë vlerat e ndryshme kulturore në bazë të përcaktimeve vetanake. P.sh., në kornizat e përkatësisë së harkut kulturor europerëndimor mund të dëgjohet muzikë afrikane, të shikohet teatër japonez apo ballkanik, shqiptar, kroat apo rumun, apo njerëzit të ushqehen me ushqime nga kuzhina kineze apo edhe të veshin sari indian, dhe kjo, të thuash askënd mos ta shqetësojë në mënyrë të veçantë. Mirëpo, ajo që është evidente është se cilado prej këtyre përzgjedhjeve, qofshin ato më kohëshkurtra apo edhe më kohëgjata, detyrimisht do të ndikojnë në ridefinimin e identitetit kulturor të njerëzve. Kështu (re)identifikimi kulturor është, si të thuash, një proces i hapur në të gjitha shoqëritë dhe në të gjitha qytetërimet; në vendet e zhvilluara, më pak të zhvilluara si dhe në ato të pazhvilluara fare.

Por, nga ana tjetër, proceset e identifikimit kulturor jo rrallë janë të ngarkuara me konflikte irracionale, në veçanti kur kemi të bëjmë me identitetet kulturore të minoriteteve apo edhe në shoqëritë në të cilat përzgjedhjet individuale të vlerave kulturore bien ndesh dhe në kundërshti të ashpër me tradicionalizmin kolektiv, që do të thotë ato forca shoqërore të cilat dëshirojnë të eliminojnë apo edhe t’u shmangen respektimit të të drejtave kulturore, e për çfarë pandeh se një prej shembujve më eklatant në Evropë është pikërisht Ballkani.
Edhe pse globalizimi kulturor në veçanti cyt llojllojshmërinë kulturore si dhe rivlerësimin e identitetit kulturor, ajo megjithatë në rrafshin global sikur fut disa standarde elementare kulturore. Kështu p.sh. lufta kundër analfabetizmit është shndërruar në një standard të veçantë të zhvillimit kulturor, ndërsa në botën bashkëkohore standard konsiderohet, ta zëmë edhe kultura e punës me kompjuter, respektivisht aftësia e komunikimit elektronik në rrjet. Por ama, edhe pse të krijuara, këto standarde në aspektin kulturor nuk janë ekskluzive, por as nuk janë të imponuara në vetëm një kulturë apo edhe nga ana e një kulture të vetme, edhe pse, rrjedhimisht gjenerojnë nga një kontekst i njëjtë qytetërues (europerëndimor), ngaqë janë përfundimisht të hapura për të gjitha përmbajtjet e mundshme kulturore. Ndaj dhe për këtë arsye njerëzit edhe shkollohen në gjuhë të ndryshme duke përdorur edhe alfabete e edhe përmbajtje kulturore dhe tradicionale prej më të ndryshmëve. Ndërsa, kur të komunikojnë përmes rrjeteve të ndryshme (elektronike ta zëmë) apo edhe drejtpërdrejt, përmbajtjet dhe kuptimësitë e një komunikimi të tillë varen ekskluzivisht nga përzgjedhjet dhe preokupimet individuale të secilit prej tyre.
Kjo mbase mund të konsiderohet edhe një nga arsyet për shkak të të cilave globalizimi kulturor nuk mund të barazohet me të ashtuquajturin nocion vesternizim (perendizim) siç pretendojnë antiglobalistët në përgjithësi dhe në veçanti. Ky pra, globalizimi, nuk e imponon eksklusivitetin, apo siç i themi ne, përjashtueshmërinë kulturore dhe civilizuese e as që mund ta pranojë dhe mbështesë konceptin e një bote unike dhe të vetme. Pavarësisht globalizimit të standardeve kulturore, bota jonë kulturore do të ngelë përjetësisht e ndryshme dhe gjithmonë e shënjuar me perceptimet e vlerave kulturore. Njerëzimi sot jeton me plot e përplot bota paralele dhe bota kulturore (Knutsson) të cilat mund të jenë të ndërlidhura vetëm me anë të komunikimit dhe të informacionit, gjegjësisht me dijen mbi vlerat e tyre të veçanta.

Kështu, pra, besojmë se globalizimi kulturor mundëson emancipimin e një numri jashtëzakonisht të madh të kulturave dhe të trashëgimive civilizuese, pasuri kjo e cila është në dispozicion për tërë njerëzimin. Vlerat dhe mesazhet e të gjitha kulturave qarkullojnë të thuash lirshëm dhe në një njëfarë mënyre janë, apo më mirë thënë, konsiderohen si burim të një lloji të rilindjes globale kulturore. Lidhjet kulturore, ndikimet dhe interaksionet e dinamizojnë zhvillimin kulturor, por edhe zhvillimin shoqëror në gjithë botën. Mbase një shembull i mirë për ta ilustruar këtë tezë mund të jetë pikërisht çështja e emancipimit të femrës në gjithë rruzullin, e madje-madje edhe në shoqëritë shumë tradicionale. Dhe ky në fakt del të jetë një proces i ri shoqëror, i induktuar, i cili, të thuash në mënyrë latente, të pahetueshme do të thoshim, po përfshinë të gjitha vendet, e zhvilluara dhe ato të pazhvilluarat, duke kontribuuar në formulimin e vlerave të reja kulturore.
Në kuptimësitë botërore manifestimi i identiteteve individuale apo kolektive (nacionale, etnike, klasore, të jashtmëve) është diç që nga shumë filozofë dhe globalistë është cilësuar si: pranim i pluralizmit kulturor dhe shoqëror. Kështu, hapja e skedave të globalizmit kulturor sikur e shton rolin e kulturës në ndryshimet e përgjithshme shoqërore. Kjo nënkupton, por nuk mohon, përmbajtjet e ndryshme të vlerave kulturore si dhe ndikon në konsumin specifik dhe të profiluar kulturor. Për këtë shkak, vlerat kulturore nisin që në mënyrë esenciale të ndikojnë edhe te ndryshimet institucionale si dhe reformat shoqërore. Me vetë zhvillimin e tij, pluralizmi kulturor mbështet autonominë kulturore dhe politike, dhe kështu në mënyrën më të drejtpërdrejtë ndikon dhe e mbështet zhvillimin e demokracisë.

Globalizimi përballë kulturës shqiptare

Globalizimi përgjithësisht ndikon në përfshirjen e territoreve të reja duke sfiduar keshtu komunitetet e mbyllura, lokalitetet, fshatarët, tributë dhe kulturat e ndryshme, që karakterizonin hulumtimet antropologjike në të kaluarën. Ai është bërë një pikë referimi për një numër të trendeve bashkëkohore teorike të fushave të ndryshme antropologjike.

Bazuar në filozofi të këtillë, ndodhë që të krijohet ndonjë unitet artificial dhe të ketë elemente dhe qëndrime të përbashkëta, që pajtophën për natyren e globalizimit dhe për efektet e saj.

Natyrisht se nga këndvështrimet e këtilla perspektiva e antropologjisë së globalizimit do të tregojë sukses në fushën e transnacionalizmit dhe të identitetit global. Në anën tjetër, tradita si nocion dhe si realitet, është diçka që në mënyrën e vet gjen rrugë dhe shtigje jetese edhe në kohën e globalizimit. Tradita shpjegohet me fjalën latine traditio, që përfshinë trashëgiminë, pasurinë kulturore, e cila bartet në brezat e ri në mënyrë verbale, me transmetim të dijeve, të dokeve e të zakoneve, me transmetim të vlerave me shkrim ose verbalisht.

Moderniteti është një nocion dhe kuptim që i përket kohës së re. Sipas shpjegimeve të ndryshme teorike, moderniteti shënon lëvizjet kulturore intelektuale që nga shek XVII dhe mund t’i referohet shfaqjeve e dukurive të ndryshme shoqërore-ekonomike. Autorët e ndryshëm, varësisht nga fusha të caktuara shkencore, japin periodizime të ndryshme ose të ngjashme. Mirëpo, me këtë rast nuk do të ndalemi në qëndrime të tilla të veçanta. Është me rëndësi se moderniteti dhe modernizmi kanë të bëjnë me zhvillimin e shoqërisë, me zhvillimin e teknologjisë, me ndryshimin e standardeve dhe të filozofisë jetësore, me komunikime të reja teknologjike, me perceptime, filozofi të reja e valorizuese që rrinë përballë kohës në të cilen jetojmë.

Trashëgimia kulturore shqiptare, varësisht nga fusha të caktuara. vjen e ruajtur mirë deri në kohën tonë. Mirëpo, rrjedhat e përgjithshme globale, siç ndodhë gjithkund në botë, nuk kursejnë as traditën tonë. Me pak shembuj të përzgjedhur fare rastësisht, do të ilustrojmë një pjesë të vogël të asaj se çfarë ndodhë me globalizimin e globalizma në kulturën tonë? Si duket trashëgimia, ose tradita në modernitetin aktual? Në fushën e kulturës shpirtërore, përkatësisht në fushën e dokeve e zakoneve familjare do të vecojmë rastet e përgëzimit të foshnjes së posalindur, dhe rastet e martesave e të gazmendeve dasmore. Në qytetet tona në Kosovë, në Maqedoni ose gjetiu ndër shqiptar, është bërë rëndomësi, përditëshmëri që përgimi, fatimi ose xhumaja për foshnjen e posalindur të zhvillohet në lokale e restorante publike. Me këtë rast nuk dëshirojmë të diskutojmë për autentikën, për origjinalen e për vlera ritualistike të traditës, por thjesht evidentojmë një dukuri të re, që nga rrënjët e traditës sot vie si një normalitet në kohën moderne. Natyrisht se fjala është për globalizim, por çfarë kemi brenda këtij globalizimi? Në kohën moderne, ndodhë që një pjesë e ritualit të përgëzimit të bartet në sallone e restorante publike, madje aty të rregullohet edhe shtrati i lehonisë. Për më tepër aty, nën dyshek “për adet” vendoset pak bar të tharë.

Pjesëmarrëset në gazmend janë vetëm femra, qofshin këto të familjes, të shoqërisë ose edhe ndonjë e huaj, meqë rrethanat tona jetësore janë të tilla që mundësojnë edhe shoqërim me të huaj e ndërkombëtarë. Shërbimin në restorante, zakonisht e bëjnë kamarierët meshkuj. Struktura e pjesëmarrëseve në gazmend është e nduarduartë. Aty ka gra që shkojnë të mbuluara, ose vajza të reja që mbajnë mini fustane, por ja se moderniteti i ynë përballon edhe shpërputhje të tilla.

Një dukuri, ta quajmë ritual i ri në përgëzimet për foshnjen, është rasti kur gjatë zhvillimit të gazmendit, në një moment të caktuar, shfaqen bashkë bashkëshorti e bashkëshortja (lehona) me foshnjen e tyre të vendosur në karrocë dhe me krenari defilojnë nëpër sallë, duke u përshëndetur me të ftuarit në gazmend. Pra, një paradoks kulturor. Para sallës përplot femra, ekskluzivisht femra, për një moment shfaqet edhe babai i foshnjes. Po t’i vështrojmë këto elemente në rrafshin e etnologjisë dhe të antropologjisë kulturore, do të themi se këto dukuri sjellin një jehonë arkaike, forma reliktore të ritualeve të lindjes drejtpërdrejt në modernitet. Akterët që ushtrojnë veprimet e tilla sigurisht se nuk i zhvillojnë këto praktika për hir të kultit të bimësisë ose të zakonit të kuvadës (lehonisë së burrit), por thjesht për kënaqësi, për atraksion dhe për modë.

Gjithashtu, në këtë mënyrë pretendohet të ngritet imazhi i individit përballë shoqërisë. Diskordancë e mirfilltë, por moderniteti mban në vete edhe traditën, ndërsa format e shprehjes traditore janë të nduarduarta. Në gazmendet dasmore që zhvillohen në sallone e në restorante shumë moderne, shfaqet një dukuri pak më ndryshe. Të ftuar janë meshkuj e femra, pleq, fëmijë e të rinj, madje edhe shoqëri nga ndërkombëtarët tanë, të gjithë së bashku në një sallë. Në shumë aspekte struktura e njerëzve të ftuar është tejet heterogjene. Nusja dhe dhëndri hyjnë në sallë, ku nën tingujt e muzikës së lodrave, ndryshe tupanave, fiken e ndezen dritat deri sa të shkojnë në ulëset e veta. Në gazmende të tilla disa fëmijë vishen me kostume popullore, por pa u komplekësuar fare për kriteret e një veshjeje të tillë. Të njëjtën gjë e bën edhe nusja, por pasi të ketë dalur së pari me fustanin e bardhë, evropian të nusërisë. Dhëndri më pak e praktikon këtë ritual, por plisi i bardhë është i pashmangshëm.

Të gjitha këto bëhen për atraktivitet, për kujtim ndaj traditës, ndaj rrënjëve të veta dhe për kultivim të kombëtarisë. Veshjet që mbahen në dasma të sotme nuk pasqyrojnë identitein krahinor në aspektin etno-gjeografik prej nga mund të jetë nusja ose dhëndri, ose fëmijët dasmorë. Veshjet tani marrin një valorizim fare tjetër nga ai që dikur kishin në jetën e gjallë e të përditshme. Megjithatë shprehet kujdes për komponimin e ngjyrave, ku do të mbizotërojë e kuqja, si ngjyrë më e hareshme dhe më efektive. Këto veshje mbahen më tepër si simbole etnike dhe trajtohen e quhen veshje kombëtare. Pra, tejkalohen kufijt e përkatësisë krahinore në aspektin e shtrirjes gjeo-etnografike, tejkalohet funksioni dhe statusi komunikues, tejkalohet kriteri i përkatësisë moshore, i kontrollit shoqëror për të cilin flet Bogatirov, por thjesht “të lirë“ nga të gjitha këto kritere bartësit e këtyre veshjeve sot veçanërisht dimensionojnë kriterin etnik dhe të qenit kombëtar. Studiuesi i antropologjisë kulturore do ta shtronte çështjen e origjinalitetit të veshjeve, të autentikës, të klasifikimit, të funksionit të veshjeve e elementeve të tjera, por se efektet e globalizimit tejkalojnë dhe i konvertojnë këto kritere dhe pa ndonjë përfillje shkencore e profesionale i përfshijnë në ato të kohës moderne. Shtrohet çështja a mund të pajtohemi se në këto dukuri të reja, të Kohës së Re nuk ka origjinalitet? Veshja për raste të këtilla të veçanta në rrethana të reja po ashtu të veçanta domosdo porositet e zgjedhet domosdo me kujdes të shkallës së lartë, ndërsa kriteret kryesore janë të duken sa më bukur, sa më impozante, sa më imponuese dhe mbi të gjitha sa më kombëtare. Kështu, një kostum i veshjes popullore, ose një kombinim elementesh kostumore përnjëherë konverton në veshje kombëtare, ku çdo gjë tjetër, është e dorës së dytë.

Ç’është e vërteta kuptimi dhe nocioni veshje popullore dhe veshje kombëtare mund të trajtohen si nocione që rrinë në përpjestim të drejtë njëra përballë tjetrës. Mbështetur në kriteret e antropologjisë kulturore do të konstatojmë se këtu kemi të bëjmë me përdorim të lirë e pozitiv të trashëgimisë kulturore, të traditës. Kemi të bëjmë me një konvertim, me një kulturë të re publike në fushën e veshjeve, kemi një kombinim apo kolazh kostumor për të cilin, megjithatë funksionon dhe vepron i ashtuquajturi kontroll shoqëror i mjedisit përkatës. Ky tani shnëdërrohet në një lloj vetkontrolli i cili me shfrytëzimin e elementeve të traditës saktësisht kujdeset për shprehje të identitetit kombëtar. Zgjedhja është e lirë nga kriteret e veshjes popullore ose ato të modës, por përfitohet diçka origjinale brenda valës së globalizimit. Natyrisht, me këtë rast duhet pasur konsideratë edhe për veprime dhe elemente lokale, prandaj nuk mungojnë as glokalizmat.

Modeli i ri i përfituar është, siç do ta gjejmë në literaturën perëndimore, model “folki”, ku përfshihen tradita dhe moderniteti së bashku dhe njëhershëm, dukuri që është sa atraksion aq edhe identitet, sa lokale aq edhe kombëtare. Dukuritë e këtilla na shpiejnë në përfundim se në kohën moderne shfaqet një valorizim i ri i traditës, prandaj shpreh bindjen se kemi të bëjmë me rëndësinë e re të traditës së vjetër. Dëshiroj të shtroj këtu dukuritë e ngjashme në dasmën e madhe gjithpërfshirëse ku Kosova dhe shqiptarët kudo që jetojnë e shprehën gëzimin me rastin e shpalljes së pavarësisë të ndodhur në Shkurt të këtij viti.

Për ta bërë identitetin e vet sa më të hetueshëm, më të dukshëm e më viziv, në Kosovë ose në Amerikë dhe kudo gjetiu ndër shqiptarë, në gazmendin e madh shpirtëror që me praktika të ndryshme shprehej publikisht edhe në rrugë, me shumë kujdes u zgjedhën dhe u përfaqësuan elemente të kulturës materiale. Kështu fjala vjen, në asnjë moment nuk mungoi flamuri i kuq me shqiponjë dykrenore të zezë, plisi i bardhë dhe kostume e pjesë kostumesh popullore. Në pjesën e sipërme të veshjeve, në jelekë e xhamadanë të meshkujve ose në përparjet apo pështjellakët e femrave, me shumicë spikaste motivi i shqiponjës dykrenore dhe ngjyra kuq-zi.

Pra glokalizmat e përfituar brenda globalizmave vihen në shërbim të shprehjes së identitetit kombëtar shqiptar. S’ka dyshim se një dukuri e tillë vërteton se fuqia e veshjes në raportet veshja verzus identitet është e patejkalueshme, ndërsa tradita fuqishëm rri e vepron në modernitet. Më tutje, po ta shtrojmë çështjen e hotelierisë dhe të restorantërisë, të ushqimeve që përgatiten e shërbehen sot, do të mahnitemi sesa fort janë të lidhura tradita dhe moderniteti. Mënyra e ndërtimit të godinave hoteliere e restorantore, mënyra e rregullimit të interierit dhe të eksterierit të tyre, mënyra e zgjedhjes së ushqimeve në menytë e tyre dhe përgatitja e shërbimi i ushqimeve pëlqehet në masë të konsiderueshme të jenë pranë e pranë.

Në ndërtim preferohen elementet e shtëpisë me çardak, të shtëpisë kullë, ose renovohen të vjetrat, ku në oborret e tyre qëndrojnë pranë e pranë qerrja , rrota e qerres e saji në një anë, dhe mini-kopshti zoologjik, ku mund të gjenden edhe shpezët ekzotike si palloi fjala vjen në anën tjetër. Brenda lokalit në një ballinë të ngroh zjarri nga vatra ose kjo imitohet, në një kënd tjetër femrat e veshura me kostume të quajtura kombëtare gatuajnë flija; shkel në qilima e rrugica të vjetra e të reja, varur sheh ndonjë pocerkë uji, patkua të metaltë varg specash të kuq e deri te vargu i hudhrave. Interesante, këto elemente dikur ishin shenjë e mbrapambeturisë, të ngecjes në zhvillim, të bestytnisë, ishin diçka rustiuke, ndërsa sot përnjëherë kapërcejnë në modernitet.

Zatën është e njohur se globalizimi ka anët e veta pozitive, por në aspektin traditë-trashëgimi kulturore edhe negative. Trajtohen disi si simbole të traditës, të rrënjëve të lashta e të ngjashme. Ushqimet janë të zgjedhura nga repertuari i ushqimeve shtëpiake , ndërsa enët janë të botës e më pak të drunjta. Për të pasur punë, me fjalor të së sotmes, biznes të mirë restorantierët veprojnë në mënyra të ndryshme. Që në hyrje dëshirohet të tërhiqet vëmendja njëkohësisht për traditoren dhe modernen. Në shumë raste në hyrje vendoset ndonjë totem, si koka e dashit psh., në një restorant në Ferizaj, ose bishti i peshkut, psh. në Ulqin, por aty pranë vendoset edhe vargu i hudhrave ose vetëm një krye sosh.

Emërtimet e lokaleve janë temë më vete, për çfarë ne nuk do të zgjerohemi, por vetëm po evidentojmë si për kuriozitet fjala vjen hoteli “Victori” shërben fli, ndërsa “Symphoni” shërben buk e shlli, “Planeti “ sherben leçenik e kshtu me radhë. Në ndonjë nga interierët e lokaleve të këtilla rastisë që hudhrat dhe vargu i specave të kuq, të vendosen pikërisht pranë një pianinoje në të cilën muzikohet mbrëmjeve. Të themi se fundi se shtrirja globale që ka dhuruar Shekulli i Ri, si dhe kushtet e reja gjeopolitike mundësojnë shfaqje e dukuri pafundmërisht të ndryshme.

Nëse për një moment vendosim të gjitha këto dukuri në rrafshin global versus lokal, do të dallojmë atë që ndodhë gjithkund në botë. Brenda globalizimit shfaqen edhe glokalizma natyrash të ndryshme. Në rastet e zëna ngoje glokalizmat shfaqen në funksion të atraktives, dhe të qenit modern njëhershëm, dhe pashmangshmërisht të qenit kombëtar, por pikërisht me elemente të traditës që tani janë çuditërisht të dëshirueshme. Mirëpo, lypset theksuar se glokalizmat janë shumë të rëndësishëm, posaçërisht në fushën e këmbimit e të komoditeteve (artikujve këmbimorë) ose edhe në fusha të tjera të ekonomisë së tregut. Për t’i njohur lidhjet ndërmjet ekonomisë dhe antropologjisë kulturore dhe asaj të tregut; ndërmjet punës dhe traditës; ndërmjet trashëgimisë dhe modernes, po i referohem një përkufizimi të ri, me të cilin me globalizim nënkuptohet dhe shpjegohet zgjerimi i bizneseve nga ekonomitë e zhvilluara në ato që janë në zhvillim e sipër, dhe nga një fushë ekonomike në tjetrën.

Pëlqehet të thuhet se bisnesi i kohës së re përfshinë “konkurrencën me çdonjërin, në çdo vend dhe për çdo gjë“.

Të gjitha këto rrjedha zhvillimi të globalizimit ndodhin edhe në kulturën tonë, ku globalizimi ecën dhe pastron çdo gjë para vete, ndërsa neve na mbetet konkurrimi. Natyrisht, konkurrimi në aspektin e studimeve, të vlerësimit e të trajtimit të trashëgimisë kulturore shqiptare si një dhe të pandarë, të menaxhimit të drejtë me këto pasuri dhe të përjetësimit të tyre në shkrime e forma adekuate të tjera. Nuk ka shoqëri as modernitet pa traditë, dhe vice versus, nuk ka traditë pa shoqëri, prandaj secila duhet gëzuar trajtimin dhe vlerësimin e merituar.

Globalizimi dhe kërcënimi ndaj gjuhëve etnike

Globalizimi është një çështje e rëndësishme e cila në kuadër të procesit të zhvillimit të teknologjisë dhe komunikacionit ka krijuar sfida të shumta për vendet në zhvillim. Globalizimi është një proces zinxhir i ndryshimeve në fushën ekonomike, politike dhe kulturore të vendeve të botës. Disa specialistë mendojnë se vazhdimi i kësaj ecurie do të rezultojë me formimin e një sistemi unik në botë. Kultura perëndimore duke përdorur mjetin e fortë të medias, ka filluar një sulm të gjithanshëm kundër kulturave të tjera duke mos marrë parasysh vlerat themelore të tyre. Për këtë arsye, për vendet të cilat përpiqen të ruajnë vlerat kulturore të tyre, njohja me pasojat dhe efektet e procesit të globalizimit është kthyer në një sfidë tepër të rëndësishme.

Në përkufizimin e kuptimit të globalizimit thuhet: ” Globalizimi nënkupton unifikimin e ekonomisë, politikës, teorive sociale, kulturore dhe të sjelljeve të kombeve në botë me anë të eliminimit të kufijve dhe lidhjes së kombeve dhe qeverive”. Si rezultat globalizimi i kulturës nënkupton unifikimin e vlerave, traditave dhe normave të një kulture ose disa kulturave. Kultura përbëhet nga disa elementë si feja, gjuha, arti, traditat etnike dhe fisnore dhe sot të gjthë këta elementë janë duke u përballur me sulmin e procesit të globalizimit. Të nderuar dëgjues në emisionin e sotëm do të njihemi me kërcënimet ndaj gjuhëve tradicionale nga ana e procesit të globalizimit.

Gjuha është një nga elementët më jetësor të kulturave. Gjuha është si gjaku i kulturës e cila rrjedh në trupin e shoqërisë. Gjuha është reflektim i kulturës popullore e cila përdoret për të komunikuar dhe përfaqëson identitetin e një populli dhe botën e tij. Gjuha është si një gjallesë në mesin e popullit të cilin e njeh me botën e dijes dhe imagjinatës. Gjuha jeton me njerëzit, ndryshon dhe në disa raste edhe zhduket. Zhdukja e çdo gjuhe është zhdukje e një pjese të kulturës së njerëzimit. Larmia gjuhësore është pjesë e larmisë së jetës së njeriut. Duke qenë se gjatë historisë janë eliminuar disa gjuhë, kjo nënkupton se në botë është eliminuar një pjesë e kulturës së saj.

Për ruajtjen e larmisë gjuhësore dhe kulturore të njerëzimit janë ndërmarrë disa veprime të tilla si emërimi i vitit 2008 si viti botëror i gjuhës amtare. Përveç kësaj, një dekadë më parë 21 shkurti është emëruar Dita botërore e gjuhës amtare. Në këtë ditë zhvillohen ceremoni dhe programe të ndryshme në përkujtim të gjuhës amtare dhe të gjithë njerëzit theksojnë në ruajtjen dhe forcimin e gjuhëve amtare. Për fat të keq, në botë larmia e gjuhëve amtare nuk ndodhet në një pozicion të mirë dhe aktualisht nga 7 mijë gjuhë të ndryshme, gjysma prej tyre është duke u përballur me rrezikun e eliminimit. Ndër shkaqet kryesore të këtij eliminimi janë sjellja diskriminuese me disa kombe në botë si dhe shtrirja e mediave të fuqishme dhe me ndikim si interneti në vende të ndryshme të botës. Ndër shkaqe të tjera të eliminimit të gjuhës amtare, janë emigrimi dhe përdorimi i gjuhës zyrtare në tregun e punës dhe sistemin mësimor.

Ashtu siç thamë dhe më lart, globalizimi synon unifikimin e botës në një gjuhë dhe një kulturë. Në përgjithësi ku unifikim bëhet kryesisht në gjuhën angleze. Ky lloj globalizimi në të vërtetë anashkalon gjuhën amtare të kombeve, rezultati i së cilës është eliminimi i kulturës e cila është gjaku i një kombi. Shumë intelektualë dhe dijetarë në botë kanë kritikuar fuqishëm këtë proces duke e quajtur atë një proces shkatërrimtar. Koiçiro Matsura ish sekretari i përgjithshëm i UNESCO-s në lidhje me këtë thotë: ” Në një distancë disa vjeçare ekziston mundësia që të eliminohen 50% e 7 mijë gjuhëve që ekzistojnë në botë”. Më pak se 1/4 e këtyre gjuhëve mësohen nëpër shkolla dhe përdoren në internet, ndërsa pjesa tjetër përdoret në mënyrë të përhapur. Ekzistojnë qindra gjuhë që përdoren mes njerëzve dhe nuk përdoren në sistemet studimore dhe hapësirat mediatike.

Ekzistenca e një gjuhë unike për komunikim kulturor dhe mediatik mes popujve në disa aspekte mund të jetë pozitiv. Kjo metodë u mundëson popujve të botës që të komunikojnë mes tyre megjithë ndryshimin kulturor dhe të eliminojnë distancat si dhe realizon njohjen e njerëzve me kulturat e të tjerëve. Në këtë mes ekziston një rrezik tepër serioz i cili rrezikon ekzistencën e gjuhëve dhe kulturave etnike si rezultat i përdorimit të gjuhës unike përgjatë viteve. Për këtë arsye lind pyetja se çfarë duhet bërë për të parandaluar eliminimin dhe zhdukjen e kulturave dhe gjuhëve etnike?

Mesa duket me përhapjen e gjuhës angleze në botë, një rrugëzgjidhje është forcimi dhe zgjerimi i gjuhëve të tjera. Në këtë mes specialistët dhe organet mediatike duhet të përpiqen për forcimin e gjuhëve etnike dhe përdorimin e tyre në programet mediatike. Në këtë mënyrë komunikimi dhe lidhja në gjuhë zgjerohet akoma më shumë dhe për të tjerë krijohet mundësia e njohjes me këto gjuhë. Si rezultat, gjuhët e ndryshme mund të ringjallen me anë të medias. Arritja e këtij qëllimi varet nga përpjekjet e qeverive brenda vendeve. Një shembull i qartë i kësaj rrjedhe mund të vihet re në Bangladesh. Bangladeshi është një vend i cili ka propozuar Ditën botërore të gjuhës amtare dhe ka bërë shumë përpjekje për regjistrimin e kësaj dite.

Një tjetër veprim që mund të ndërmarrin qeveritë për ruajtjen dhe forcimin e gjuhëve amtare është njohja zyrtare e gjuhës dhe përdorimi i saj në sistemin mësimor. Këtu mund të përmendim RII-në e cila për të ruajtur gjuhët amtare, i ka futur ato në sistemin arsimor në vend. BN gjithashtu luan një rol tepër të rëndësishëm në ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimeve të përbashkëta të kombeve. Duhet pranuar fakti se gjuhët janë autentike dhe kulturat e njerëzimit pasurohen gjithmonë e më shumë duke marrë ndihmë nga gjuha. Gjuhët duhet të bashkëjetojnë me popujt të cilëve u përkasin. Për të mbështetur dhe ruajtur gjuhët amtare, shpresohet se në botë do të mund të krijohet një sistem multigjuhësor mësimi.

Çamikuro është një gjuhë që përdoret në Lagunas të Perusë. Në atlasin gjuhësor të UNESCO-s thuhet se kjo gjuhë përdoret vetëm nga 8 persona. Natalia Sangama është një gjyshe e Çamikuro-s e cila në një poezi shpreh dhimbjen e saj për eliminimin e gjuhës familjare të saj dhe thotë:

Unë ëndërroj për gjuhën Çamikuro

Por nuk mund të shpreh ëndrrën për të tjerët

Sepse nuk ka mbetur më askush

Nuk flet më askush gjuhën Çamikuro

Nëse nuk flet, nuk njihet bota juaj, prandaj për të mbajtur gjallë botën tuaj, flisni në gjuhën amtare.

Gjuha shqipe përballë globalizimit

Si  shikohet prirja e sotme e shqipes ndaj Globalizmit dhe deformimin që i bëjnë të rinjtë e sotëm…

Gjuha pasunohet nga prurjet, nga vernakularet, idiolektet, nga interakcioni me gjuhët tjera. “Gjuha” nëse me të kuptoni atë dorë rregullash që në vitin 1972 u promovua nga shteti komunist si “Standard”, do te ishte e vdekur pa këto prurje, pa këtë pasurim. Standardi ’72, që në Kosovë e quajtëm “Standardi i Enverit”, qysh sot është i vdekur. Nuk mjafton me e shterr mbrendinë e gjeneratave të reja. Dhe ky ngurtësim, ky petrifikim, e bën të lëndueshme, fragjile Shqipen para fenomenit të Globalizimit. Nuk mbrohet Shqipja duke  u bunkerizue, por duke u hapur ndaj vetes e gjuhëve tjera. Të pafundme janë mundësitë që sot  Globalizimi i sjell gjuhëve të vogla e fragjile si Shqipja. Le ta kujtojmë vetëm madhninë e tij – Internetin. Ëorld Ëide Ëeb’in. Kush e ndalon kulturën shqiptare me indeksuar Gjuhën Shqipe ne Internet? Gjuhën Shqipe me të gjitha mbushullimën dhe bukurinë e saj, e jo vetëm me atë grusht rregullash drejtshkrimi të vitit 1972”.

“Të rinjtë e sotëm nuk po e deformojnë aspak shqipen, madje ata po i japin jetë asaj, për aq sa munden e si të munden. Të rinjtë në mos tjetër, po e çlirojnë shqipen nga skemat parafabrikate të një gjuhe të ngurtësuar prej diktatit ideologjik. Dhe këtë çlirim po e bëjnë natyrshëm, pasi në mendjen e gjithsecilit  nuk mbretërojnë skemat e vjetra të periudhës komuniste. Pra për t’iu rikthyer sërish pyetjes suaj, nuk janë të rinjtë që po e deformojnë gjuhën; përkundrazi shqipen e deformuan, e mpinë dhe e ligshtën gjuhëtarët e doktrinës. Sesi arritën ta tjetërsojnë mjetin e marrëveshjes publike në një vegël përmes së cilës regjimi kontrollonte mendjet e gjithësekujt, kontrollonte të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen, këtë e përshkruan në mënyrë të shkëlqyer studiuesi Ardian Vehbiu në librin që i botohet këto ditë e që titullohet “Shqipja totalitare”.
Sot kemi të bëjmë me një gjuhë që po çlirohet dhe ky çlirim ka aktivizuar tek shqipja një mori procesesh vetëstrukturuese që realizohen prore e përditë në miliona akte komunikimi mes shqiptarësh. Janë të shumta shtysat vetëstrukturuese, e një nga këto shtysa është padyshim edhe Globalizmi. Rëndom tek ne Globalizmi këqyret vetëm si një proces infektues, por kjo është vetëm një pjesë e së vërtetës. Përmes Globalizmit pra përmes kontaktit me gjuhët dhe kulturat rrotull nesh, nuk hyjnë veç fjalë (shenjues); ka rëndësi të kuptohet se këto kontakte i ushqejnë shqipfolësit dorësëpari me kumte të reja – në fakt të reja për ne, bashkarinë e shqiptarëve që po orvatet të rigjejë mendimin demokratik dhe hierarkinë e vlerave. Këto kumte e vënë shqipen vijimisht në sprovë për të zgjuar vetevehten, a më saktë këto kumte grishin shqiptarët të zgjojnë vetëdijen e tyre gjuhësore. Dhe shqiptarët padyshim që do t’ia dalin në këtë proces kapërthimi forcash e tensionesh aktive, pasi shqipja sot po komunikon së jashtmi e së brendmi. Po komunikon lirshëm, larg darës frenuese të institucioneve të prapambetura, me të gjitha prurjet e veta landore nga nivele, regjistra, të folme e lëndë trashëgimie gjithfarë e pa paragjykime. Në këtë periudhë globalizmi shqipja po komunikon po ashtu globalisht me veten dhe të tjerët”.

“Në të gjithë botën të rinjtë kanë “gjuhën” a zhargonin e tyre, që e përdorin kryesisht për të komunikuar me njëri-tjetrin. Gjen aty brenda fjalë e shprehje të shkurtuara (fjala vjen, thuhet topi për Top Channel apo nori për dashnori), përdorime të figurshme fjalësh (miell ose mall për drogë), krijime, a “shpikje” gjuhësore (mallist për i droguar), fjalë e shprehje vulgare etj. Pjesa më e madhe e këtij “inventari” është e destinuar për t’u përdorur për komunikim brenda grupeve të të rinjve, por nuk përjashtohet aspak, përkundrazi, mundësia që ndonjë prej tyre ta kapërcejë rrethin e ngushtë ku gjallon zakonisht “për t’u hedhur” në një rreth më të gjerë përdoruesish. Më pas, pse jo, edhe në gjuhën letrare. Vihet re se brezi i ri përdor një të folur tjetër, me zhargone, shkurtime apo “shpikje” gjuhësore.
Gjuhët dhe kulturat po japin e marrin sot mes tyre si kurrë ndonjëherë në historinë e njerëzimit. Dhe kjo, para së gjithash, në saje të zhvillimit të jashtëzakonshëm që kanë marrë teknologjitë e informacionit. Interneti, telefonia celulare, televizioni satelitar etj. janë kthyer në pushtuesit e rinj të botës. Kuptohet atëherë që nuk ka barrierë të pengojë lëvizjen fizike, qarkullimin e lirë të ideve e të fjalëve. Në këtë kuptim, vërtet nuk kemi çfarë t’u bëjmë fjalëve të huaja.
Por mos harrojmë që gjuhët letrare, apo standarde, siç quhen rëndom sot, zhvillohen, kultivohen bash në saje të ndërhyrjeve të shoqërisë . Çdo shtet i përparuar përcakton një politikë gjuhësore të vetën dhe ngre institucione, që e zbatojnë këtë politikë. Vëzhgohen e mbahen nën kontroll një varg procesesh gjuhësore, mes të cilave dhe ndikimet që ushtrojnë mbi gjuhën vendase gjuhët e tjera. Mund t’i vihet, pra, ledh shumë përdorimeve të huaja të pamotivuara. Deri në 90-n kemi patur edhe ne një “strategji” të mbrojtjes së shqipes nga ndikimet e huaja, por Franca, Gjermania etj. e kanë edhe sot e gjithë ditën.

A mundet që gjuhëtarët të ndihmojnë për ruajtjen e një norme pastërtie ndaj ndikimeve të huaja…

“Nëse dikush e ka dëmtuar Gjuhën Shqipe, s’kanë qenë as pushtuesit, as ‘serbët’, as ‘turqit’, as ‘grekët’, as ’të huajt’, as ‘Globalizimi’….por rrafsh – GJUHËTARËT SHQIPTARË. Ishin gjuhëtarët e vitit 1972,  në atë që u quajt Kongresi i Drejtshkrimit, që e sakatuan, e gjymtuan, Shqipen si askush në histori. Keqkuptimet e gjuhëtarëve shqiptarë e sollën shqipen në – qorrsokak. Duhet mos me harruar me thënë se jo tanë gjuhëtarët, por pjesa ma e madhe e tyre. Gjuhëtarët botërorë, emrat botëror të gjuhësisë, gjithmonë kanë deklaruar e vazhdojnë me deklaruar se ata që duhet me vendosur për gjuhën, s’janë gjuhëtarët, ata vetë, por përdoruesit e gjuhës. Sepse, kanë për të  qenë ata që kanë me ‘jetuar’ me gjuhën. E shumta gjuhëtarët duhet me të ishin ‘planifikuesit’ e këtij përdorimi, ndërmjetësuesit mes kërkesave të përdoruesve dhe fenomeneve gjuhësore. Diçka si ‘rrobaqepësit’. Dhe, nëse rrobat nuk i bëjnë tamam myshteriut të gjuhës, ndërrohen rrobat, e jo myshteritë.

Gjuhëtarët shqiptarë, si prokrusta modernë, ndryshuan – myshteritë e shqipes. Sakatuan trupin e gjuhës shqipe, duke ja prerë atë pjesë që atyre ideologjikisht nuk ju binte tamam. Ju tepronte. I hynë me sharrë!

Këto ditë në Prishtinë, për 27tën herë, domethënë, qe plot 27 vjet, organizohet një tubim gjuhëtarësh e studiuesish, që e quajnë – Seminari i Gjuhës dhe i Kulturës Shqiptare. Për gjithë këto vjet, ky seminar, dhe këta gjuhëtarë e kanë pasur  një tabu – Gegrishten. Plot 27 vjet tubohen, dhe jo, larg qoftë!, me ia kushtuar ndonjë seksion të seminarit studimit të kësaj gjuhe (quajeni dialekti), por për këto 27 vjet nuk e gjen as vetëm fjalën/nocionin “Gegerisht” në asnjë almanak të këtij tubimi gjuhëtarësh. Gjuhëtarët shqiptarë janë të vetmit gjuhëtarë që kam pa e lexuar në botë që largohen nga – gjuha! Gjuhëtarët shqiptarë largohen prej – Gegnishtes. Kjo i bënë të veçantë. Unike. Specie. Oksimoron. Është oksimoron gjuhëtari që ka tabu – gjuhën. Sa ma parë e lirojmë Gjuhën Shqipe prej këtyre gjuhëtarëve Prokrusta, aq më shumë e kemi mbrojtë e ruajtur Shqipen, duke e bërë të fortë me u përballur me sfidat e Globalizimit”.

“Ç’do me thënë pastërti? E asociuar me gjuhën kjo fjalë më kujton gjithnjë diktaturat. Fashizmi ngulmoi për pastërtinë e gjuhës, Nazizmi po ashtu. E po të njëjtin term përdorën edhe Stalini e Hoxha. Dikush mund të sjellë sikundër argument të kësaj, veprimin e Rilindësve tanë, por duhet të them se atëbotë nuk shtrohej çështja për një shqipe të pastër, por për të mos përdorur turqishten në vend të shqipes. Asokohe në njëmijë shqiptarë vec katër a pesë syresh mundeshin të shkruanin e të lexonin shqip dhe këta ishin kryesisht nga kleri katolik.
Shqipja ka marrë e ka dhënë gjithnjë me simotrat e saj dhe në këtë kuptim ngulmi për pastërti nga ana e gjuhëtarëve ka rezultuar gjithnjë, e jo veç këtu tek ne, si një ndërmarrje artificiale pa të ardhme. Pra gjuhëtarët nuk mund të bëjnë më asgjë për të ndërhyrë në gjuhë. Në këto kohë moderne të shkollimit masiv, kur kultura ka hyrë në stadin e saj social, këtë rol mund ta luajë figura e didaktit. Kjo figurë ndërkallet mes gjuhëtarëve të laboratorëve dhe masës komunikuese dhe, përmes tekstesh shkollore, shtigjesh edukimi e politikash arsimore, ndihmon përditë në rritjen e fuqisë faktike të përdorimeve shqipe. Nuk e kemi themeluar ende siç duhet këtë figurë të ndërmjetme. Për të mbërrirë tek ajo, duhet mësëpari të thyejmë paragjykimin mbi vendin, rolin e natyrën e standardit dhe, ç’është më e rëndësishmja, të mposhtim fobinë përjashtuese ndaj çdo mjeti gjuhësor që na ofron trashëgimia jonë historike. Nëse kërkojmë njerëz intelektualisht të plotë, duhet t’i edukojmë me një gjuhë të plotë; nëse kërkojmë njerëz mendërisht të lirë, duhet t’i edukojmë me një gjuhë të lirë. Nuk ka shoqëri demokratike pa një edukim gjuhësor demokratik. Pastërtia, a më saktë cilësia e ligjërimit shqip, do të vijë vetiu kur shqipfolësit të ushtrohen qysh në fëmijri me mundësinë e zgjedhjes në mare magnum-in e gjuhës shqipe”.

“Ruajtja e statusit zyrtar të një gjuhe, çka do të thotë, mes të tjerave, përcaktimi i qartë e i mbrojtur me ligj i sferave të përdorimit të saj të detyrueshëm, duket se është kthyer sot në një prej përparësive kryesore të politikave gjuhësore në shumë shtete europiane. Përhapja dhe dominimi i anglishtes, sidomos vitet e fundit, si një gjuhë globale, “abdikimi” nga gjuhët kombëtare në favor të anglishtes në disa sfera (kompjuteri, telekomunikacioni, financat dhe ekonomia etj.). ka ngjallur kudo shqetësime të ligjshme, por edhe shumë frikëra e paragjykime të pajustifikuara. E në këtë situatë jo pak vende po shohin si të efektshme zgjidhjen përmes ligjit.
Nëse në Shqipëri do të kishte tashmë, njësoj si në Francë e në vende të tjera, një ligj që përcaktonte shprehimisht gjuhën zyrtare, shqipen, si gjuhë të sistemit të saj arsimor, shtetëror e privat, askush nuk do të shpenzonte kohë dhe energji qoftë për të shkruar, qoftë për të lexuar artikuj që kërkojnë institucionalizimin e anglishtes në Shqipëri si një “gjuhë zyrtare” paralele me shqipen. E nëse një tjetër ligj, po prapë si në Francë, do të përcaktonte si të detyrueshme gjuhën zyrtare të vendit për t’u përdorur në konferenca, seminare e takime, qofshin këto edhe ndërkombëtare, por të (bashkë)organizuara nga vendas e për vendas, ftesa “deledash” si ajo që përmendëm në fillim, nuk di nëse mund të gjendeshin kollaj. Nëse … Vargu i “nëse-ve” do të qe i gjatë. I gjatë sa vetë lista e fushave ku shqipja duhet mbrojtur.
Të kërkosh mbrojtjen me ligj dhe ruajtjen e gjuhës tënde zyrtare, nuk do lexuar aspak si shenjë ksenofobie gjuhësore. E ardhmja shumëgjuhëshe e Europës dhe statusi i anglishtes si një gjuhë e komunikimit ndërkombëtar (një lloj esperantoje a lingua franca për udhëtime, lidhje pune etj.) nuk vihen më në diskutim. Çështja qëndron, po të shpreheshim me fjalët e shkrimtarit Amin Maalouf, autor i librit Identitete vrastare (Tiranë, Onufri, 2001), se a mund të pajtohet vullneti për të ruajtur identitetin me nevojën për të folur e shkëmbyer pareshtur mes europianësh. Shumë mendojnë se kjo është plotësisht e mundshme. Në ç’mënyrë? Duke zotëruar, veç gjuhës amtare (“gjuhës së identitetit”), edhe dy gjuhë të tjera, ndër të cilat njëra anglishtja, gjuha globale, kurse tjetra një gjuhë sipas dëshirës apo, siç e quan Maalouf-i, “gjuha e zemrës”. Në shumë vende europiane, madje, ky përbën prej disa kohësh edhe një detyrim ligjor, për zbatimin e së cilës është ngarkuar shkolla.
Thënia se “Gjuha është e prirur të mbetet strumbullari i identitetit kulturor dhe shumëllojshmëria gjuhësore strumbullari i të gjitha larmive” po konfirmohet tashmë.

Përfundimi

Ideja për globalizim nuk është e sotme, por intensivisht dhe sistematikisht për të flitet prej fundit të shekullit të XX. Globalizimi, si pikënisje dhe si bazë, ka konkurrencën dhe mbështetet në shoqërinë demokratike pluraliste, ekonominë e hapur dhe të tregut, duke respektuar edhe të drejtat dhe liritë e njeriut. Globalizimi zvogëlon rolin e kufijve shtetëror dhe bashkon tregjet kombëtare në një treg të përbashkët dhe unik botëror. Karakteristikat kryesore të globalizimit janë rritja e tregtisë ndërkombëtare, rritja dhe koncentrimi i kapitalit ndërkombëtar, migrimi i popullatës, zhvillimi i teknikës dhe i teknologjisë dhe industrializimi.

Shumë analistë në botë, kur flasin për globalizimin, shpesh potencojnë se globalizimi është një proces human me perspektivë dhe si i tillë është i pashmangshëm. Mirëpo, si çdo fenomen i madh, edhe ai ka dobësitë dhe problemet e veta, që i kategorizon njerëzit në përkrahës dhe kundërshtarë të globalizimit. Me qëllim të flakjes së kësaj ndarjeje, midis njerëzve duhet të gjenden idetë e reja dhe të kapshme për të gjithë. Përndryshe, globalizimi mund të jetë utopi.

BIBLIOGRAFIA

  • Globalizimi – Proces i pashmangshëm –nga: Dr. Skender Berisha
  • The social life of things, ed. by A. Appadurai, Cambridge Univ. Press (pwrkthim)
  • Revista The Economist,  Special Report on Globalisation (pwrkthim)
  • Kultura në kontekstin e globalizimit – nga: KOPI KYÇYKU

WEBLIOGRAFIA

About these ads

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Këtë e pëlqejnë %d bloguesa: